Tim Qorraj është kandidat për Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut (New York State Assembly), në zgjedhjet e 3 nëntorit, në Distriktin e 64-të, që përfshin zona të Staten Island dhe Bay Ridge, shkruan albinfo.ch.
Kandidatura e tij përbën një mundësi për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në institucionet politike amerikane, ndërsa mbështetësit e tij u kanë bërë thirrje bashkëkombësve që jetojnë në këto zona të informohen dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Përmes një mesazhi drejtuar komunitetit shqiptar, është kërkuar mobilizim dhe shpërndarje e informacionit për kandidaturën e Qorraj, me synimin që zëri i komunitetit të jetë më i pranishëm në jetën publike dhe politike.
Zgjedhjet do të mbahen më 3 nëntor, kur votuesit e Distriktit të 64-të do të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesin e tyre në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut./Albinfo.ch
