Tematike
Frika për identitetin shtyn Zvicrën nga e djathta
“Frikë, barrikadim, Köppel”. Këto janë fjalët që në mënyrë të përmbledhur dalin nga komentet e shtypit botëror lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Zvicër. “Köppel” në këtë radhitje fjalësh i atribuohet politikanit të SVP-së, Rogger Koppel, shefit të javores djathtiste “Weltwoche”, i cili ka fituar në mënyrë spektakolare, duke marrë mbi 178 mijë vota, që është numri më i madh i fituar ndonjëherë në Parlamentin e Zvicrës.
Kështu, mediet e huaja, gati pa përjashtim, në raportimet e tyre e vënë theksin te “rrëshqitja nga e djathta” dhe te “frika e zviceranëve për identitetin e tyre“ si emërues të përbashkët për rezultatin e djeshëm. Ndërsa mediet gjermane e përmendin edhe “fenomenin Köppel” si tregues i lëvizjes së zviceranëve drejt të djathtës.
Kështu, gazeta “Die Welt” shkruan se “zviceranët vendosën nga frika prej rrezikimit të identitetit”. Edhe pse suksesi i SVP-së ka qenë i paralajmëruar, ai megjithatë ka befasuar, në dimensionin që ka ndodhur. Ky rezultat mund t`i ngarkojë edhe më tutje raportet në mes të Zvicrës dhe BE-së.
Ndërsa gazeta më e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se “zviceranët e kanë fuqizuar forcat e tyre djathtiste në vend”. Ndërkohë që SVP ka përfituar nga kriza e refugjatëve në Evropë, “fuqizimi i ekonomisë si rezultat i forcimit të frangut i ka shkuar për shtati FDP-së. Mirëpo për sa kohë që dy partitë djathtiste, fituese të këtyre zgjedhjeve nuk janë në ujdi sa i përket çështjes së raporteve me BE-në, nuk mund të bëhet fjalë për një unifikim djathtist”.
Gazeta “Süddeutsche Zeitung”, te forcimi i kampit të djathtë sheh në rrezik “modelin e suksesit politik të vendit”. “Zvicra ka qenë një vend në të cilin kanë qeverisur të gjithë së bashku”, është stereotipi ndërsa praktika e tregon Konfederatën Helvetike prej kohësh si një model të populizmit të djathtë.
Për magazinën gjermane të lajmeve “Der Spiegel”, politikanët e SVP-së janë “populistët më të suksesshëm djathtistë të Evropës”. Në fokus të shkrimit të saj është deputeti i ri nga SVP, Rogger Köppel. Ai, në vitet në vijim mund të luajë një rol qendror në partinë e tij”, shkruan revista gjermane dhe shtron dilemën nëse FDP si fituese e dytë e zgjedhjeve në të ardhmen do të lidhet më fuqishëm me SVP-në.
Edhe gazeta britanike “The Gardian” e vendos suksesin e SVP-së në sfondin e numrit në rritje të refugjatëve dhe migrantëve në Evropë. Kjo temë ka preokupuar edhe Zvicrën përkundër faktit se ajo nuk është prekur në masë të madhe nga kriza”.
Gazeta franceze “Le Monde” shkruan se kjo fitore është dëshmi e presionit në rritje të të djathtës në Zvicër. Por ajo e relativizon këtë fitore duke theksuar se sistemi i demokracisë së drejtpërdrejtë e zvogëlon rëndësinë e saj.
Një javë pas fitores në zgjedhjet lokale në Vjenë të populistit të djathtë nga FPÖ-ja, Heinz-Christian Strache, tash edhe në Zvicër “ka ardhur ora e partive të djathta”, shkruan gazeta austriake “Die Presse”. “SVP-së i a ardhur për shtati edhe `gjendja klimatike ndërkombëtare`”. Si gjithmonë deri tash, kjo parti ka udhëhequr një luftë zgjedhore duke pasur në fokus armiqësinë kundër refugjatëve, të huajve dhe BE-së.
Ndërsa për gazetën spanjolle “El Pais”, SVP ka fituar pasi që ka ndjellë frikë te një pjesë e popullatës e cila druan se mund të humbasë standardin e lartë dhe identitetin nacional”.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













