Skip to content

“Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” e Jeton Nezirajt shfaqet në Aarau të Zvicrës

Drama e shkruar nga Jeton Neziraj dhe me regji të Blerta Nezirajt merr temën nga vrasja, 25 vite më parë e Rexhep Lucit, kryearkitekt i Prishtinës

Pas një kohe relativisht të gjatë mungese, sërish një shfaqje nga Kosova po ngjitet në një skenë zvicerane .

Është fjala për shfaqjen “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”  të teatrit Multimedia të Prishtinës e cila do të prezantohet më 30 dhe 31 tetor 2026, në teatrin Bühne Aarau, në qytetin Aarau të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Pikënisja e shfaqjes “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” është një histori krimi, e ndodhur 25 vjet më parë, në Prishinën e sapoçliruar që po administrohej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Atëbotë, arkitekti e planifikuesi hapësinor i Prishtinës, Rexhep Luci, pothuajse i vetëm, bënte përpjekje të vinte kontroll urbanistik. Por ajo nuk ishte kohë e njerëzve që mendonin për të ardhmen.

Rexhep Luci ishte kërcënuar me jetë disa herë nga njerëzit e nëntokës dhe pastaj më 11 shtator të vitit 2000, në hyrje të banesës së tij në Prishtinë, ishte vrarë nga vrasës të panjohur.

“Rexhep Luci është si doktor Stokmani i Ibsenit. Veçse, për të vërtetën e tij për Prishtinën, ai pagoi çmim shumë më të lartë”, thuhet në prezantimin e realizuesve të shfaqjes.

Në vazhdim të tekstit, thuhet:

Sot çështja e ndërtimeve pa leje në Prishtinë dhe në Kosovë ka marrë përmasa katastrofike. Duke u ndërtuar në to pa plan e pa kontrollë, qytetet tona janë bërë ngulfatëse; hapësirat publike të pasigurta dhe jo miqësore. “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” trajton këto çështje në skenë dhe synon të na ftojë ta rimendojmë raportin dhe përgjegjësinë tonë për qytetin, në një kohë kur ky cikël shkatërrues është institucionalizuar e normatizuar.

Sot çështja e ndërtimeve pa leje në Prishtinë dhe në Kosovë ka marrë përmasa katastrofike. Me ndërtimet pa plan e pa kontroll, qytetet tona janë bërë ngulfatëse; hapësirat publike të pasigurta dhe jo miqësore. “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” trajton këto çështje në skenë dhe synon të na ftojë ta rimendojmë raportin dhe përgjegjësinë tonë për qytetin, në një kohë kur ky cikël shkatërrues është institucionalizuar e normatizuar.

Në dramën e shkruar nga Jeton Neziraj dhe me regji të Blerta Nezirajt interpretojnë Adrian Morina, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi, Verona Koxha dhe Afrim Muçaj.

Regjia: Blerta Neziraj // Aktorë: Armend Smajli/Adrian Morina, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi, Afrim Muçaj // Skenografia: Alice Vanini // Kostumet: Njomza Luci // Muzika: Tomor Kuçi // Koreografia: Gjergj Prevazi // Video: Besim Ugzmajli // Ass. Regjisor: Gëzim Hasani // Drejtore arti: Aurela Kadriu // Hulumtues dhe bashkëpunëtor artistik: Agron Demi & Instituti Atlas // Dramaturgjia: Jeton Neziraj // Dritat: Mursel Bekteshi // Mbeshtetje zhvillimore: Sven Skoric // Përkthyese: Alexandra Channer // Koordinimi: Flaka Rrustemi // Mbështetje teknike: Bujar Bekteshi, Adem Salihu, Nikolas Pipero, Arbresha Caka, Njomza Rexha.

*Bazuar në dramën “Pesë stinët e armikut të popullit” të Jeton Nezirajt 

Shfaqja është pjesë e projektit “Future Narratives for Planet Earth” të mbështetur nga Bashkimi Evropian, përmes Evropës Kreative. Partnerë: UniT Graz (Austri), Het Nieuwstedeljik (Belgjikë), Theatre Bellevue (Holandë), Cesie Ets (Itali), The Hessisches Landestheater Marburg GmbH (Gjermani), Mhtconsult (Danimarkë).

Më 30 dhe 31 tetor 2026, nga ofra 20.00 në teatrin Bühne Aarau, në qytetin Aarau të Zvicrës. Në shfaqjen e parë do të jetë i pranishëm edhe autori Jeton Neziraj me të cilin do të zhvillohet një bisedë pyetje përgjigje, në skenë.