Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq se “flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”.
Roth përmes një postimi në rrjetin social “X” ka shkruar se deklarata të tilla çojnë drejt luftës dhe jo drejt Bashkimit Evropian teksa u shpreh se Bashkimi Evropian nuk duhet të japë më para për Serbinë.
“E mjera Serbi! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një vendi fqinj më lënë pa fjalë. Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor. Kjo rrugë çon drejt luftës, jo drejt Bashkimit Evropian. Më nuk duhet të ketë para nga BE-ja për Serbinë”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch