Fotolajmi
Më shumë se 60 milionë refugjatë nëpër botë
Përballë këtyre shifrave, kjo temë është ngjitur edhe në agjendën e elitave financiare.
Kështu, shefi i Bankës Botërore, Jim Yong Kim foli për “krizën më të madhe të të dëbuarve që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore”.
Në kuadër të takimit vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar u mblodhën zyrtarë të lartë qeveritarë, për të diskutuar për krizat e refugjatëve nëpër botë.
” Ne kemi te ne 1.7 milionë refugjatë, në një kohë kur popullsia jonë është katër milionë banorë”, tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë libaneze të Financave, Alain Bifani, shkruan DË.
“Kjo është pak a shumë sikur e gjithë popullsia e Meksikës të shpërngulej në SHBA dhe të banonte atje.”
Vende si Libani, Turqia ose Iraku janë të varura deri tani para së gjithash nga ndihma e OKB-së.
Por, edhe në shtator të këtij viti, Organizata e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) u ankua që në shumë vende nuk mjaftojnë më paratë për furnizimin e refugjatëve.
“Po nuk patën refugjatët një ndihmë më të mirë në vend, ata shkojnë diku tjetër.”, tha Alain Bifani në lidhje me Libanin, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, kriza e refugjatëve ka arritur edhe te kryeqytetet evropiane. Në fund të shtatorit reaguan edhe shtetet e G-7-ës.
Nën moton “të luftohen shkaqet e varfërisë” shtatë vendet kryesore të industrializuara premtuan se do të vënë në dispozicion rreth 1,8 miliardë Euro shtesë.
Prandaj edhe Banka Botërore reagoi dhe prezantoi në fundjavë së bashku me OKB-në planet e para. Në bazë të tyre, ajo synon të përdorë forma të reja financimi, për të mbledhur shumë më tepër kapital për përmirësimin e situatës së refugjatëve.
Strategjia bazohet në dy shtylla: nga njëra anë, vendet e industrializura duhet të vënë në dispozicion ndihma direkte, që ndihmojnë veçanërisht shumë njerëz. Nga ana tjetër dhe kjo është premisa e re. vendet e industrializuara duhet të japin garanci.
Këto garanci kthehen pastaj nga Banka Botërore dhe nga Banka Islamike e Zhvillimit në hua të veçanta.
Paratë e mbledhura në këtë mënyrë do të shkojnë në rajonet e krizës.
Në këto hua të quajtura tashmë “hua refugjatësh” thuhet se bëjnë pjesë edhe produkte financiare, të cilat respektojnë të drejtën islame – pra që nuk sjellin përqindje direkte.
Deri në shkurt 2016 një grup pune do të punojë për këto propozime. Deri tani duket se paratë e huave do të lidhen me projekte të caktuara për rindërtimin dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës të refugjatëve.
Por megjithatë është e paqartë se kush do të ketë të drejtë t’i emetojë dhe t’i blejë këto hua. Benjamin Shraven, studiues i migrimit në Qendrën Gjermane për Politikën e Zhvillimit (DIE), idetë e Limas janë para së gjithash një sinjal se çështja e refugjatëve po vështrohet gjithnjë e më shumë në plan global.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











