Tematike
EKM: Notë të pamjaftueshme draftit të ligjit për natyralizim

Në vitin 2014 Parlamenti pati miratuar një ligj të ri mbi natyralizimin e të huajve, i cili këtë proces e bënte nga shumë aspekte më të vështirë. Edhe rregullorja për zbatimin e këtij ligji merr notë të dobët nga Komisioni për Çështje të migracionit (EKM). Sipas tij, urdhëresa dhe ligji janë shumë të ndërlikuara, u lejohet shumë hapësirë vlerësimi autoriteteve dhe është tepër pak transparent.
Për herë të parë krahas ligjit, parlamenti ka lëshuar edhe një rregullore për zbatimin e tij ndërsa një draft është dhënë për konsultim. Ai përfshin 31 nene dhe bën rregullimin e dhënies së autorizimit nga niveli federal për natyralizim në kuadrin e natyralizimit të rregullt dhe mundësimit të natyralizimit të lehtësuar. Kriteri për integrim dhe parakushtet tjera përshkruhen dhe rregullohen në detaje.
EKM në vitin 2012 kishte bërë propozimet dhe rekomandimet e veta për një natyralizim në hap me kohën dhe me këtë rast është angazhuar për një “procedurë të thjeshtë, transparente dhe profesionale të natyralizimit”. Këto kërkesa, EKM nuk i sheh të plotësuara në draftin ekzistues. Kështu sipas qëndrimit të komisionit mjafton që të kontrollohet nëse një person që dëshiron të natyralizohet është ose nuk është i regjistruar në regjistrin e veprave penale ose në regjistrin e përmbarimit dhe nëse i ka paguar tatimet.
Por, rregullorja parasheh që të kontrollohet po ashtu edhe nëse personi “respekton sigurinë dhe rendin publik” dhe “vlerat e kushtetutës federale”. Kjo procedurë synon që natyralizimin ta përforcojë me një deklarim të lojalitetit. Me rastin e shqyrtimit të kritereve të përzgjedhjes duhet të përfshihet edhe vullneti që në të ardhmen të shpërfillen këto rregulla. Në këtë pikë, sipas komisionit shihet më së qarti se drafti i rregullores u jep autoriteteve tepër shumë hapësirë veprimi. Pretenduesit për natyralizim nuk mbrohen mjaftueshëm nga arbitrariteti.
Ndërkaq, EKM është i kënaqur me afatet e dhëna procedurale, të cilave duhet t`u përmbahen Sekretariati për Migracion dhe autoritetet kantonale. Në bazë të tyre, natyralizimi i lehtësuar nuk mund të zgjasë më shumë se një vit. Por komisioni nuk sheh përmirësime te transparenca. Për këtë, ai kërkon që të interesuarit të informohen më mirë lidhur me procedurën dhe kriteret e përzgjedhjes si dhe të marrin informata lidhur me gjendjen e procedurës së tyre, përfundon EKM.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor