Policia e Kosovës ka realizuar sot ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës.
Sipas Policisë, personi ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it. Ai dyshohet se kërkohej në lidhje me veprën penale të “vjedhjes së rëndë”.
Ekstradimi është kryer në bazë të legjislacionit në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve gjermane.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.