Kosova
Kurti: Kosova ka presidente të re dhe institucione stabile
Kryeministri Albin Kurti ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës, duke thënë se vendi tashmë ka institucione stabile.
Kurti, përmes një postimi pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së presidentes së re, ka deklaruar se Kosova tashmë ka një presidente dhe se institucionet e vendit janë stabile, përcjell albinfo.ch.
“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”, ka shkruar Kurti.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se është miratuar ligji me ndryshime për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
“Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”, ka deklaruar ai.
Kurti ka falënderuar deputetët që morën pjesë në votim, ndërsa veçanërisht ka përmendur kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për pranimin e propozimit.
“Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Kurti.
Në fund, kryeministri ka uruar presidenten e re dhe qytetarët e Kosovës për përfundimin e procesit.
“Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!”, ka përfunduar ai./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













