Kosova
Zgjidheni presidentin, votojeni ligjin: Protestuesit paralajmërojnë vazhdimin e protestës
Çlirim Haziri tha se protesta do të vazhdojë edhe pas ditës së sotme nëse nuk arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja.
Protesta e thirrur nga platforma “Jo në emrin tim” ka vazhduar të martën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa organizatorët kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë Projektligjin përkatës para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, përcjell albinfo.ch.
Në fjalimin e tij para protestuesve, përfaqësuesi i platformës, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje deputetëve që të gjejnë një zgjidhje dhe të shmangin dërgimin e vendit në zgjedhje.
“Sot është dita e fundit, është ora e fundit”, ka deklaruar Haziri, duke iu bërë thirrje deputetëve që, sipas tij, të vendosin interesin e vendit mbi atë partiak.
Ai paralajmëroi se, në rast të dështimit të votimit dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje, protesta nuk do të përfundojë me tubimin e sotëm.
“Nëse ju sot e zgjidhni heshtjen, nëse ju sot e dërgoni vendin në zgjedhje vetëm për ta lënë të pambrojtur UÇK-në, atëherë dijeni se kjo protestë nuk përfundon sot”, tha Haziri, duke shtuar se organizatorët nuk do të lejojnë, sipas tij, zhvillimin e fushatave dhe tubimeve të zakonshme politike.
Haziri ka folur edhe për përplasjet e një dite më parë mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës. Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë ushtruar presion ndaj protestuesve përmes Policisë.
Sipas tij, gjatë protestës së djeshme janë përdorur mjete të dhunshme ndaj qytetarëve, veteranëve të UÇK-së dhe familjarëve të dëshmorëve.
“Dje Albini e Xhelali kthyen forcat e rendit në një mjet qorr, në një shkop gome për të mbrojtur pazaret e tyre me gjakun e UÇK-së”, deklaroi Haziri.
Ai iu drejtua gjithashtu pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që ishin të angazhuar në protestën e djeshme, duke pretenduar se ndaj tyre është ushtruar presion nga institucionet.
Ndërkohë, përfaqësues të tjerë të platformës “Jo në emrin tim” kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë para objektit të Kuvendit të Kosovës derisa të thirret seanca dhe të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për të cilin protestuesit po kërkojnë miratimin./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”














