Kosova
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat presidenciale nëse skadon mandati i saj?
Ushtruesja e detyrës së presidentes ka kërkuar interpretim kushtetues për mënyrën e ushtrimit të kompetencave të kreut të shtetit, në rast se Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim lidhur me ushtrimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa është dorëzuar më 5 tetor, një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Presidentes në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Sipas Zyrës së Presidentes, Haxhiu i është drejtuar Gjykatës në bazë të nenit 113, paragrafit 3, nënparagrafit 1 të Kushtetutës.
“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës.
Kush do t’i shpallte zgjedhjet?
Çështja merr rëndësi të veçantë në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin brenda afatit të përcaktuar.
Sipas Kushtetutës dhe interpretimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Por në këtë skenar lind një çështje tjetër kushtetuese: kush ka kompetencë për t’i shpallur zgjedhjet?
Kushtetuta ia njeh këtë kompetencë presidentit të Republikës, ndërsa një dispozitë tjetër përcakton se ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund ta mbajë këtë pozitë për më shumë se gjashtë muaj.
Pikërisht këtë përplasje të dispozitave Haxhiu ka kërkuar që ta sqarojë Gjykata Kushtetuese.
“Kushtetuta këtë kompetencë ia njeh presidentit. Përcaktimi i autoritetit që mund ta ushtrojë atë në rrethanat e krijuara është një nga çështjet kryesore që ia kemi shtruar Gjykatës”, ka deklaruar Zyra e Presidentes.
Zyra e Presidentes kërkon “vijimësi institucionale”
Sipas Zyrës së Presidentes, dispozitat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë të ndërlidhur, në mënyrë që përfundimi i një afati kushtetues të mos e pamundësojë përmbushjen e detyrimeve të tjera të përcaktuara me Kushtetutë.
Institucioni thotë se kërkesa drejtuar Kushtetueses synon të gjendet një zgjidhje që do të garantonte vijimësinë institucionale dhe mundësinë e shpalljes dhe mbajtjes së zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese.
Haxhiu e ushtron detyrën e presidentes që nga 4 prilli, pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani.
Kushtetuta përcakton se ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund ta ushtrojë këtë pozitë për më shumë se gjashtë muaj.
Deri në publikimin e këtij raportimi, Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim lidhur me kërkesën e Haxhiut./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













