Kosova
Kosovë, sot skadon afati për presidentin: OVL-UÇK thërret qytetarët në protestë
Pas përplasjeve të mbrëmshme para Kuvendit, deputetët pritet të përballen sot me dy çështje të rëndësishme: zgjedhjen e presidentit dhe votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen.
Kuvendi i Kosovës pritet të zhvillojë sot një ditë vendimtare, pasi më 6 tetor skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, në Kuvend pritet të rikthehet në rend dite edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili të hënën u miratua në lexim të parë me 91 vota për.
Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin brenda afatit, vendi pritet të shkojë drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Kjo do të ishte një tjetër proces zgjedhor në një periudhë të shkurtër për Kosovën.
PDK dhe LVV me qëndrime të ndryshme
Përplasja politike lidhet kryesisht me renditjen e dy çështjeve.
Partia Demokratike e Kosovës kërkon që fillimisht të votohet në dy lexime Projektligji për Specialen, ndërsa më pas partitë të diskutojnë për një kandidat konsensual për president.
Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje kërkon që fillimisht të zgjidhet presidenti dhe më pas të procedohet me miratimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara.
Takimi i mbrëmshëm ndërmjet liderit të LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, përfundoi pa marrëveshje për këto dy çështje.
Protesta e mbrëmshme përfundoi me përplasje
Ndërkohë, protesta e zhvilluar të hënën para institucioneve shtetërore në Prishtinë përfundoi me përplasje ndërmjet protestuesve dhe Policisë.
Protestuesit kërkuan që Projektligji për Specialen të miratohet edhe në lexim të dytë. Situata u tensionua gjatë mbrëmjes, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës dhe topin e ujit për shpërndarjen e turmës.
Sipas Policisë së Kosovës, gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa 11 qytetarë-protestues kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë protestës. Tre protestues janë shoqëruar në stacion policor.
OVL-UÇK thërret në protestë edhe sot
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë thirrje për vazhdimin e protestave sot në Prishtinë.
Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, OVL-UÇK u ka bërë thirrje kategorive të dala nga lufta dhe qytetarëve që të mblidhen në sheshin e Prishtinës.
Organizata ka kërkuar që qytetarët të jenë të bashkuar dhe të ruajnë, siç thuhet në thirrje, dinjitetin gjatë protestës.
“Për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.
Kështu, zhvillimet e sotme në Kuvend pritet të përcaktojnë nëse Kosova do të arrijë ta shmangë një krizë të re institucionale apo do të hyjë në një tjetër proces zgjedhor./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën Zelal Selimi ndërhyri kur një grabitës i maskuar kërcënoi me thikë vajzën e tij në një... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër
Jeta në Austri
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”













