Lajme
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027
Operatori i transportit publik të Vjenës, Wiener Linien, planifikon t’i rrisë sërish tarifat në vitin 2027. Ende nuk është vendosur se sa do të rriten çmimet. Detajet mbi rritjen e radhës pritet të bëhen të ditura në vjeshtë.
Rregullimi vjetor bazohet në indeksin e çmimeve të konsumit (CPI), i cili u rrit me 3,2 për qind midis gushtit 2025 dhe gushtit 2026, sipas Statistik Austria.
Rritjet vjetore nga viti 2026 e tutje
Wiener Linien i rriti çmimet e biletave për herë të parë që nga viti 2012 në fillim të vitit 2026. Bashkë me atë rregullim erdhi edhe njoftimi se tarifat do të rishikoheshin çdo vit në të ardhmen, duke ndjekur modelin e Rrjetit të Transportit të Rajonit Lindor (VOR) dhe operatorit kombëtar hekurudhor ÖBB. Ashtu si këta operatorë, edhe Wiener Linien do ta përdorë indeksin e çmimeve të konsumit si bazë për rregullimet e tij vjetore. Shuma e saktë e rritjes së radhës do të shpallet para përfundimit të vjeshtës.
Shifra jozyrtare që po qarkullojnë tashmë
Ndërsa detajet zyrtare ende mungojnë, ndryshimet e mundshme të çmimeve po diskutohen tashmë në internet. Postimet në Reddit përmendin rritje që variojnë nga 10 centë deri në 1,10 euro, në varësi të llojit të biletës, duke iu referuar “një partneri të Wiener Linien”, raporton theinternational. Këto shifra nuk janë konfirmuar. Wiener Linien nuk pranoi të komentonte mbi shumat që po qarkullojnë dhe u kërkoi klientëve të presin njoftimin zyrtar, transmeton albinfo.at.
Operatorë të tjerë të transportit tashmë kanë konfirmuar ndryshimet e tyre të tarifave. ÖBB do t’i rrisë çmimet me rreth 3,5 për qind me ndryshimin e orarit më 13 dhjetor 2026. Rrjeti i Transportit të Rajonit Lindor (VOR) i ka rregulluar tashmë çmimet për disa bileta gjatë muajve korrik dhe shtator.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










