Kosova
Hyn në fuqi tregtia e lirë midis Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s
Kjo u bë e ditur përmes një sesioni informues të organizuar nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë
Sot, më 29 shtator ka hyrë në fuqi marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe katër shteteve anëtare të Shoqatës Evropiane për Tregti të Lirë (EFTA), Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.
Kjo u bë e ditur përmes një sesioni informues të organizuar nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.
Mimoza Kusari Lila, si shefe e këtij dikasteri qeveritar tha se me këtë marrëveshje fuqizohet edhe më shumë partneriteti i Kosovës me shtetet e EFTA-s, shkruan kosovapress.com.
“Nga kjo sjellim një partneritet të fuqishëm ekonomik të Republikës sonë me këto shtete dhe padyshim me zbatimin e kësaj marrëveshje, ky partneritet fuqizohet edhe më tej dhe me efektet edhe në marrëdhëniet tona diplomatike…Besoj që ky është një fillim i mbarë jo vetëm për Republikën në përgjithësi, por edhe për të gjitha bizneset në veçanti të cilat shohin dhe kërkojnë zgjerimin e tregjeve, për arsye se me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje, lehtësirat fakt janë tashmë të qasshme për të gjithë dhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë për produktet dhe shërbimet e vendos Kosovën në një pozicion të ri dhe shumë të rëndësishëm konkurrues në raport edhe me vendet e rajonit”, tha Kusari-Lila.
Zef Dedaj, u.d. drejtor i Departamentit të Tregtisë tha se Kosova ka pasur një bilanc tregtar me këto shtete për vite me radhë.
“Për vitet me radhë, Kosova ka pasur një bilanc tregtar me të gjitha shtetet e EFTA-s. Edhe si tërësi, edhe si partnerë, edhe individualisht ka pasur shqetësime për një pjesë të mallrave, ashtu edhe në shërbime. Por një pjesë është edhe importi. Ai rritet vazhdimisht. Kjo ka ndikuar te rritja e teknologjisë, shpërndarja e njohurive, si dhe shumë produkte dhe servise të diferencuara e kështu me radhë. Pra me fjalë të tjera, rrjedh e mirë si për sa i përket shërbimeve, mallrave dhe shërbimeve bilaterale të tregtisë për Kosovën, por jo edhe për pjesën që kjo do të rritet më shumë dhe vazhdimisht do të rritet. Ndërsa kjo është një çështje teknike sa i përket shërbimeve”, tha Dedaj.
Ndërsa ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin e cilësoi këtë ngjarje si shumë të rëndësishme, edhe për faktin se ka ardhur rishtas në mision.
”Si dikush që sapo ka arritur së fundmi në Kosovë, vështirë se do të mund të kërkoja një rast më të mirë për një nga ngjarjet e mia të para. Kështu që, jam shumë e lumtur që jam këtu, është një kënaqësi e vërtetë. Dhe ne po shënojmë këtë arritje të rëndësishme në marrëdhëniet ekonomike midis Kosovës dhe vendeve të EFTA-s”, tha ajo.
I pranishëm ishte dhe drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu i cili rëndësinë e kësaj marrëveshjeje e ilustroi me këmbimin tregtar me Mbretërinë e Bashkuara.
“Për shembull, po t’i referohemi të dhënave të tregtisë me Mbretërinë e Bashkuar, të njëjtat shfaqen në rritje të vazhdueshme. Në vitin e kaluar ne kemi pasur import në vlerë prej 26 milionë euro, ndërsa tani vetëm në tetë muajt e kaluar kemi 22.3 milionë euro. Pra, rreth tre fish rritje, më shumë se sa do të mbulojë kjo marrëveshje e tregtisë së lirë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












