Shqipëria
Turistët vizitojnë Shqipërinë edhe gjatë vjeshtës
Turistë nga vende të ndryshme të botës e kanë përfshirë Shqipërinë edhe këtë fund shtatori në hartën e vendeve për t’u vizituar
Nga Vlora në Tiranë, turistët kanë zgjedhur të qëndrojnë jo dy apo tre ditë, por edhe dy javë duke eksploruar destinacionet që vendi ynë ofron, plazhet, malet dhe natyrën e bukur shqiptare nga mali te deti.
Një nga turistet shprehet se ka ardhur në Shqipëri rreth një javë më parë dhe mendoj një nga gjërat e saj më të preferuara në Shqipëri ishte të shkuarit nëpër male. “Tani jam në Tiranë dhe fatmirësisht, mbase për disa ditë, do të shkoj në plazh dhe jam e sigurt që do të jetë shumë bukur. Shqipëria është e mrekullueshme, më pëlqeu shumë këtu”, thotë ajo.
Një tjetër turist shprehet se ka rreth dy javë që qëndron në vendin tonë dhe e cilëson Tiranën një vend me shumë kultura. “Një arkitekturë ndryshe nga çdo vend tjetër në botë. Kështu që mendoj që është një vend shumë interesant dhe po e shijoj shumë kohën këtu”, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
“Në fillim shkuam te Liqeni Artificial, më pas te Bunk’ Art, Muzeu më vonë. Tani erdhëm këtu në qendrën e qytetit. Një vend i mrekullueshëm, shumë vende fotozhenike. Kemi bërë shumë foto dhe kemi kujtime shumë të bukura kur të kthehemi në qytetin tonë”, shprehet një tjetër turist.
Sheshi “Skënderbej” ku ndërthuret e shkuara me modernen është një nga pikat më të frekuentuara për vizitorët e huaj.
“Shoh disa ndërtesa që janë uau. Janë shumë të bukura. Për shembull kjo pas meje, nuk e kisha menduar që është fytyra e një personi. Është mbresëlënëse dhe kur e fotografova dhe e pashë përsëri, thashë ‘Oh, qenka një fytyrë.’ Shumë vende, shumë gjëra për t’u shijuar këtu. Uroj që çdo person ta shijojë Shqipërinë. Do t’ju pëlqejë shumë”, shprehet një nga turistët.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












