Të tjera
Vuçiq jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë
Aleksandër Vuçiq ka njoftuar të dielën mbrëma dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë, duke e përfunduar para kohe mandatin e tij të dytë. Ai e mori këtë vendim pak javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat janë caktuar për 25 tetor.
Gjatë adresimit të tij në Beograd, Vuçiq tha se dëshiron të përfshihet në fushatën zgjedhore si qytetar dhe si bartës i listës “Aleksandër Vuçiq – Serbia e Bashkuar”.
Pas dorëheqjes së tij, detyrën e presidentit të Serbisë do ta ushtrojë përkohësisht kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq. Dorëheqja është dorëzuar në përputhje me dispozitat përkatëse të Kushtetutës së Serbisë.
Vuçiq, i cili ishte president që nga viti 2017 dhe u rizgjodh në vitin 2022, deklaroi se Serbia do të ketë edhe zgjedhje presidenciale deri në fund të dhjetorit.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












