Futboll

Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë.

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka vendosur dy ndryshime krahasuar me formacionin që e pati në fitoren ndaj Irlandës, transmeton albinfo.at.

Ron Raçi do të luajë në vend të Albian Hajdarit i cili është  lënduar dhe Ermal Krasniqi e nis në vend të Edon Zhegrovës.

11-shja startuese: Muric; Dellova, I. Krasniqi, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; E. Krasniqi, Muriqi, Zabërgja.

Formacioni i Austrisë: Zawieztchisky; Veratschnig, Affengruber, Danso, Wober; Schlager, Seiwald; Wimmer, Wanner, Schmid; Adamu.