Lajme
Të paktën 70 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Indi dhe Nepal
Të paktën 56 persona kanë humbur jetën në Indi dhe 14 persona kanë vdekur në Nepal si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Të paktën 11 të tjerë rezultojnë të zhdukur teksa autoritetet në Nepal kanë paralajmëruar të dielën se ekziston mundësia për përmbytje të tjera të menjëhershme.
Shteti verior indian i Uttar Pradesh-it ka regjistruar 66,5 mm reshje shiu midis 25 shtatorit dhe mëngjesit të 27 shtatorit, krahasuar me nivelin normal prej 7,6 mm për këtë periudhë, ka deklaruar të dielën Hrishikesh Bhaskar Yashod, komisioneri shtetëror për menaxhimin e emergjencave, transmeton albinfo.ch.
Përveç 56 viktimave, 46 persona kanë mbetur të lënduar dhe më shumë se 1 000 shtëpi janë dëmtuar.
Autoritetet nepaleze kanë paralajmëruar për mundësinë e përmbytjeve të menjëhershme në 49 nga 77 distriktet e vendit, ku më shumë se gjysma e tyre përballen me rrezik të lartë përmbytjesh, ndërsa nivelet e ujit në lumenjtë dhe degët kryesore vazhdojnë të rriten.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












