Kosova
Mbrëmja e dhjetë e protestës kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale
Protesta me moton “Jo në emrin tim” janë mbajtur edhe në Gjakovë, Deçan, Dragash, Suharekë, Malishevë, Ferizaj dhe Prizren
Për të dhjetën natë me radhë, qytetarë janë mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit kanë kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Ata mbanin pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, si dhe flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së.
Çlirim Haziri, njëri nga organizatorët, u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, derisa ka thënë se, nëse është e nevojshme, “ne do të jetojmë këtu”
Tubimet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po vazhdojnë që nga 16 shtatori, kur u shpall aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë ditës së sotme, protesta me moton “Jo në emrin tim” janë mbajtur edhe në disa qytete të tjera të Kosovës, përfshirë Gjakovën, Deçanin, Dragashin, Suharekën, Malishevën, Ferizajn dhe Prizrenin.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












