Lajme
Vjena zgjeron përdorimin e semaforëve të saj të pajisur me inteligjencë artificiale
Vjena po zgjeron përdorimin e semaforëve të pajisur me inteligjencë artificiale (IA).
Qyteti ka 200 semaforë me buton për këmbësorët dhe çiklistët, dhe që nga viti 2019 ata janë përmirësuar gradualisht me sisteme të inteligjencës artificiale për të lehtësuar rrjedhën e trafikut.
Tashmë janë instaluar rreth 30 kontrollues inteligjentë trafiku dhe, në vitet në vijim, të gjithë semaforët me buton do të pajisen me sistemin e IA-së. Për shembull, një semafor “që mendon” ndodhet në distriktin e dytë, në kryqëzimin e rrugëve Am Tabor dhe Trunnerstraße.
Në fillim të këtij muaji, distrikti Floridsdorf mori semaforin e tij të parë me IA në kryqëzimin e rrugëve Donaufelder Straße, Theodor-Körner-Gasse dhe Plankenbüchlergasse. Mjedisi, siguria dhe rrjedha e trafikut përfitojnë nga këta semaforë, deklaroi për transmetuesin ORF Departamenti Bashkiak 33 (Wien leuchtet), i cili është përgjegjës për këtë çështje.
Sistemi njeh patericat dhe karrocat e fëmijëve
Semaforët përdorin kamera dhe sensorë për të monitoruar një sipërfaqe prej rreth 30 metrash katrorë. Sistemi identifikon se sa njerëz po presin te semafori dhe kush dëshiron realisht të kalojë rrugën.
IA gjithashtu vlerëson kohën e nevojshme për kalim, duke marrë parasysh karrocat e invalidëve dhe ato të fëmijëve. Për shembull, nëse diktohet përdorimi i një mjeti ndihmës për ecje, sistemi kalon automatikisht në një fazë më të gjatë të dritës jeshile, me qëllim që trafiku të jetë më gjithëpërfshirës.
Bashkia deklaron se nuk ruhen imazhe
Pas prezantimit të gjeneratës së dytë të sistemit, zhvilluesit bënë të ditur se imazhet e kamerave fshihen brenda 50 milisekondave, por mund të ruhen për një kohë më të gjatë nëse është e nevojshme.
Kjo ka të bëjë vetëm me numrin e njerëzve të diktuar në vendkalim dhe kategoritë e tyre. Ky informacion mund të përdoret më pas për të koordinuar sistemet e sinjalizimit dhe për të optimizuar kohëzgjatjen e fazave të semaforit, raporton theinternational, transmeton albinfo.at.
Lidhur me shqetësimet për mbikëqyrjen, Bashkia e Vjenës thekson se “nuk ruhet asnjë imazh nga sistemet që janë në funksionim të drejtpërdrejtë dhe përpunimi kryhet ekskluzivisht në vend”. Nuk ekziston asnjë lidhje e të dhënave përmes së cilës mund të aksesohet kamera, thuhet në deklaratë.
Sistemi është zhvilluar nga Universiteti Teknologjik i Grazit (TU Graz). Brezi i dytë, i përmirësuar, është në përdorim që nga dhjetori i vitit 2024. Fuqia e tij më e lartë llogaritëse dhe modeli i të mësuarit të thellë (deep learning) i mundësojnë atij jo vetëm të identifikojë personat me vështirësi në lëvizje, por edhe të monitorojë disa vendkalime njëkohësisht.
Aktualisht, TU Graz po hulumton se si transporti publik mund të integrohet edhe më mirë në sistem.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












