Lajme
“Potpuri” promovon botimin e saj vjetor dhe mban një debat mbi mërgimin
Pjesë e aktivitetit do të jetë një diskutim në panel me aktivisten, punëtoren sociale Hava Shala dhe gjuhëtaren dhe shkencëtaren sociale, Shpresa Jashari
Çfarë ndodh me trupat që përjetojnë migrimin?
Çfarë kujtimesh mbartin ata me vete?
Çfarë janë trupat e punëtorëve…? Këto janë disa nga pyetjet që shtrohen dhe të cilave përpiqen tu japin një përgjigje pjesëmarrëset në një debat që organizon kolektivi “Potpuri” në Cyrih.
Pjesëmarrëse në panel janë aktivistja e njohur dhe punëtorja sociale Hava Shala bashkë me gjuhëtaren, studieuese e shkencave sociale dhe shkrimtaren Shpresa Jashari, shkruan albinfo.ch.
Kolektivi “Potpuri” me bazë në Zvicër dhe në Kosovë, i cili përbëhet nga të rinj aktivistë me prejardhje shqiptare dhe miq të tyre më 26 shtator do të mbajë një event në Helsinki Klub ne Cyrih.
Pjesë e aktivitetit do të jetë një diskutim në panel me aktivisten Hava Shala dhe studiuesen e gjuhësisë Shpresa Jashari, shkruan albinfo.ch.
Revista që boton ky kolektiv, edhe ajo me emërtimin “Potpuri”, është një botim vjetor i pavarur dhe trilingual, që synon të japë hapësirë për zëra shpesh të përjashtuar nga mediat kryesore.
Praktika e saj editoriale bazohet në metoda kolektive dhe pjesëmarrëse, duke e rimenduar botimin si një praktikë materiale dhe të angazhuar shoqërisht. Përmes autorësisë së përbashkët dhe formateve të qasshme, revista synon të kontribuojë në një peizazh botues më gjithëpërfshirës dhe alternativ.
Programi i larmishëm i këtij aktiviteti fillon nga ora 16.00 ndërsa debati në panel nga ora 18.30. Pas debatit do të ketë edhe muzikë dhe vallëzim
E-Diaspora
-
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator Tubimet janë paralajmëruar në Hamburg, Frankfurt, Hannover dhe Düsseldorf, nën moton “Jo në emrin tim”.... -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së













