Lajme
Zvicër: Temperaturat deri në 27 gradë, vera vazhdon edhe në vjeshtë
Edhe pse vjeshta ka nisur zyrtarisht, Zvicra pritet të përfshihet nga mot i ngrohtë dhe me diell gjatë ditëve në vijim.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të arrijnë mbi 20 gradë Celsius në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa gjatë fundjavës mund të shkojnë deri në 27 gradë.
Të mërkurën priten temperatura prej 20–23 gradë në Zvicrën gjermanofolëse dhe 22–24 gradë në pjesën frëngjishtfolëse. Të enjten mund të ketë më shumë vranësira, sidomos në lindje, por pa një rënie të ndjeshme të temperaturave.
Nga e premtja, moti i ngrohtë pritet të forcohet, ndërsa fundjava mund të sjellë kushte tipike verore. Meteorologu Roger Perret e cilëson situatën si të pazakontë për fundin e shtatorit, pasi temperaturat prej 25 gradësh e më shumë janë relativisht të rralla për këtë periudhë.
Ndërkohë, thatësira vazhdon të jetë problem në Zvicër. MeteoSwiss paralajmëron se deri në fund të shtatorit dhe ndoshta edhe në fillim të tetorit nuk priten reshje të konsiderueshme. Kjo mund të ndikojë më tej në nivelet e ujit, lagështinë e tokës dhe rezervat e ujërave nëntokësore.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje









