Lajme

Hapet klasa e dytë e Shkollës Shqipe në Wiesbaden

Interesimi i madh i fëmijëve dhe mbështetja e komunitetit kanë mundësuar zgjerimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe

Shkolla Shqipe në Wiesbaden është zgjeruar me një klasë të dytë, si rezultat i interesimit të fëmijëve dhe mbështetjes së komunitetit shqiptar në këtë qytet të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.

Klasa e re ka nisur mësimin më 11 shtator 2026 dhe përfshin vajza e djem që dëshirojnë të mësojnë dhe të ruajnë gjuhën shqipe. Mësimi udhëhiqet nga mësuesja Shukrije Himaj dhe është pa pagesë për të gjithë fëmijët.

Mësimi zhvillohet çdo të premte, nga ora 17:10 deri në 18:40, në “Gymnasium am Mosbacher Berg”, në adresën Mosbacher Straße 57/59 në Wiesbaden.

Prindërit që dëshirojnë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre mund të kontaktojnë Shoqatën LAPSH Hessen e.V., e cila organizon mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

Nga organizatorët është vlerësuar edhe angazhimi i mësueses Shukrije Himaj, si dhe mbështetja e komunitetit shqiptar në Wiesbaden, veçanërisht e Hajdar Nitaj, Bashkim Ahmetit dhe Agim Aliçkajt.

Zgjerimi i Shkollës Shqipe shihet si një tjetër hap në përpjekjet e komunitetit për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe te brezi i ri në diasporë./Albinfo.ch