Kinema

Filmi arbëresh triumfoi në “Tri Net Film Fest” në Winterthur

Filmi më i mirë u shpall “Primo sangue” me regji të Antonio La Camera. Roberta Mattei u vlerësua për interpretimin më të mirë në të njëjtin film

Të shtunën ka përfunduar festivali i filmit “Tri Net Film Fest” i cili këtë vit e pati edicionin e pestë dhe u mbajt në Winterthur.

Në mbrëmjen e fundit janë bërë të ditur edhe fituesit e çmimeve të festivalit. Kështu, çmimin kryesor të jurisë e ka fituar filmi arbëresh “Primo sangue”, ka bërë të ditur Liri Lushi, anëtare e jurisë profesionale.

“Tri net film Fest” organizohet nga Studio “Aktrimi” në Zvicër, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Në jurinë profesionale krahas aktores së njour Liri Lushi kanë marrë pjesë edhe regjisorët zviceranë Hans Meier dhe Robert Wilton. Filmi më i mirë u shpall “Primo sangue” me regji të Antonio La Camera. Roberta Mattei u vlerësua për interpretimin më të mirë në rolin e nënës, në të njëjtin film. Gjithashtu, Elisa Grillo mori çmimin inkurajues të Jurisë për rolin e Terezës në filmin “Primo Sangue”.

Këto janë çmimet për filmat, interpretimet dhe artistët:

Filmi më i mirë: “Primo sangue” me regji të Antonio La Camera.

Special mention – Përmendje e veçantë për filmin “Mua besoj më shpëtoi portreti” me regji nga Alban Muja

Interpretimi më i mirë Roberta Mattei, për interpretimin e rolit të nënës në filmin arbëresh “Primo Sangue”

Çmimi Inkurajues i jurisë: Odis Toska për rolin e tij në filmin “Red Mud” dhe Elisa Grillo për interpretimin e rolit të Terezës në filmin “Primo Sangue”.

Çmimi i publikut: “Pesë lulet, një notë e humbur” me regji Fatlum Haziri.