Kosova

Personi i dytë humb jetën nga virusi i Nilit në Kosovë

Ky është rasti i dytë i vdekjes gjatë kësaj jave nga ky virus në Kosovë

Një tjetër person ka humbur jetën në Kosovë nga virusi i Nilit Perëndimor, konfirmoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP).

Ky është rasti i dytë i vdekjes gjatë kësaj jave nga ky virus në Kosovë.

Deri më sot kanë regjistruar edhe shtatë të infektuar me këtë virus, transmeton albinfo.ch.

“Prej tyre, pesë janë meshkuj dhe dy femra. Dy raste i përkasin grupmoshës 10-19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç. Tri raste janë nga Gjakova, ndërsa nga një rast është regjistruar në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë.

Të gjitha rastet janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë: tri me shenja klinike të meningjitit akut, tri me shenja të meningoencefalitit akut dhe një rast me gjendje febrile”, thuhet në njoftim të IKSHP-së.