Kosova
Vazhdon protesta në Prishtinë, këto janë kërkesat
Në protestë po marrin pjesë veteranë të UÇK-së, familjarë të të dënuarve dhe qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e organizuar në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në protestë po marrin pjesë veteranë të UÇK-së, familjarë të të dënuarve dhe qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ky është tubimi i dytë i zhvilluar sot në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale.
Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimeve të dhëna për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke kërkuar që procesi të vazhdojë në shkallët e tjera të gjykimit.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, Jakup Krasniqin me 25 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Katër ish-krerët u shpallën fajtorë për disa vepra penale të lidhura me krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për disa prej akuzave për krime kundër njerëzimit.
Protestuesit kërkojnë rishikimin e vendimit përmes procedurave të apelimit dhe kanë kundërshtuar mënyrën se si është trajtuar lufta e UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions








