Kosova
Kosovë: Ndërron jetë personi i parë nga virusi i Nilit
QKUK ka bërë të ditur se para hospitalizimit pacienti ishte trajtuar në mënyrë ambulatore për pesë ditë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se më 15 shtator 2026 është regjistruar rasti i parë i vdekjes së një pacienti të diagnostikuar me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV).
Sipas QKUK-së, pacienti Rr. I., i lindur më 2 maj 1960, ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive më 10 shtator, me diagnozën meningoencephalitis acuta dhe në gjendje të rëndë klinike.
QKUK ka bërë të ditur se para hospitalizimit pacienti ishte trajtuar në mënyrë ambulatore për pesë ditë, transmeton albinfo.ch.
“Në ditën e hospitalizimit janë realizuar ekzaminimet e nevojshme diagnostike dhe është iniciuar menjëherë trajtimi konform gjendjes së tij klinike, si dhe janë realizuar konsultat përkatëse”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Sipas QKUK-së, në kuadër të ekzaminimeve laboratorike është realizuar edhe analiza RT-PCR për Virusin e Nilit Perëndimor, e cila ka rezultuar pozitive. QKUK ka njoftuar se gjendja shëndetësore e pacientit ka vazhduar të jetë tejet e rëndë dhe se ai ka kërkuar trajtim intensiv.
“Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme mjekësore, si dhe është vazhduar trajtimi medikamentoz konform gjendjes klinike”, ka bërë të ditur QKUK.
QKUK ka njoftuar se, përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor dhe trajtimit të ofruar, pacienti ka vdekur në orën 08:40, më 15 shtator 2026.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











