Lajme

Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri

Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar një protestë me moton “Shqipëria nuk është në shitje!”

Tubimi organizohet në prag të shqyrtimit nga Këshilli Komunal i Qytetit të Gjenevës të urgjencës së një rezolute në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri

Sipas njoftimit të organizatorëve, nëse urgjenca pranohet më 15 shtator, rezoluta mund të debatohet dhe të hidhet në votim të nesërmen, më 16 shtator. Në të kundërtën, shqyrtimi i saj do të shtyhet

Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm para Hôtel de Ville, me synimin që zëri i tyre të dëgjohet edhe nga anëtarët e Këshillit Komunal në momentin e vendimmarrjes.

Foto: Flamingo Revolution