Kosova
LVV propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë
Në dokument, VV-ja i propozon presidentes z. Albin Kurti - mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë sot hapin e parë drejt formimit të Qeverisë së re të Kosovës, duke i propozuar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që Albin Kurti të mandatohet për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në dokumentin e datës 13 shtator 2026, të nënshkruar nga kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, thuhet se propozimi bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, transmeton albinfo.ch.
Vetëvendosje argumenton se, bazuar në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve, ajo ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend.
Në dokument, VV-ja i propozon presidentes z. Albin Kurti – mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Propozimi vjen menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, i cili u përmbyll sot me zgjedhjen e nënkryetarëve, ndërsa PDK-ja nuk mori pjesë në proces dhe ka paralajmëruar kontestimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.
Në orët në vijim pritet që presidentja ta dekretojë Kurtin si mandatar, duke i hapur rrugë procedurës për formimin dhe votimin e Qeverisë së re.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










