CH-Ballkani
BE, 17 milionë € shtesë për Maqedoninë dhe Serbinë
Komisioni Evropian ka miratuar të enjten vendimin për një fond shtesë prej 17 milionë eurosh që do t’i ndahet si ndihmë Maqedonisë dhe Serbisë për zgjidhjen e problemit të refugjatëve, njoftojnë mediat nga Brukseli.
10 milionë do të ndahen për forcimin e kapaciteteve të të dy vendeve për të pranuar dhe akomoduar refugjatë dhe për kontrollin e kufijve, ndërsa 7 milionë të tjera për ndihma humanitare, transmeton albinfo.ch.
Vendimi për fonde shtesë për Maqedoninë dhe Serbinë ishte marrë para takimit të sotëm të ministrave të jashtëm dhe të brendshëm të BE-së dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor, që i është dedikuar zgjidhjes së krizës së refugjatëve.
Takimi do të kryesohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













