Kosova
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani
Blerina dhe Lorika Kodraliu, ish-studente të dalluara dhe bursiste, po ndërtojnë karrierën e tyre profesionale në Gjermani, në kompani ndërkombëtare të fushave të ndryshme
Nga studimet universitare dhe përvojat ndërkombëtare, drejt një kapitulli të ri profesional në Gjermani. Ky është rrugëtimi i motrave Blerina dhe Lorika Kodraliu, ish-studenteve të dalluara të universitetit, të cilat sot po zhvillojnë karrierën e tyre në kompani ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Të dyja kanë përfunduar studimet Bachelor dhe Master, gjatë të cilave u dalluan për rezultatet akademike. Ato ishin gjithashtu përfituese të bursave dhe janë vlerësuar me mirënjohje për suksesin e tyre në studime.
Blerina Kodraliu, e diplomuar në Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore, gjatë studimeve përfitoi nga programi Erasmus+, përmes të cilit realizoi dy shkëmbime akademike, në Bullgari dhe Itali.
Sot, Blerina është pjesë e Takeda në Gjermani, kompani farmaceutike globale, e cila në Gjermani ka një nga qendrat e saj të rëndësishme për prodhimin e vaksinës kundër Dengue.
Ndërkaq, Lorika Kodraliu, e diplomuar në Inxhinieri Ekonomike, po e zhvillon karrierën e saj në ACE Advanced Composite Engineering, kompani e specializuar në teknologjitë e avancuara të materialeve kompozite, e cila bashkëpunon me marka prestigjioze të industrisë automobilistike, përfshirë Porsche, Lamborghini dhe Audi.
Dy motra, dy profile inxhinierike dhe dy rrugë profesionale, por me një pikënisje të përbashkët: universitetin.
Rrugëtimi i Blerinës dhe Lorikës dëshmon se përkushtimi ndaj studimeve, puna e vazhdueshme dhe shfrytëzimi i mundësive akademike mund të krijojnë mundësi për një karrierë përtej kufijve.
Historia e tyre mund të shërbejë edhe si frymëzim për studentët e rinj që synojnë të zhvillohen profesionalisht dhe të ndërtojnë një të ardhme në tregun ndërkombëtar.
Sukseset e tilla përbëjnë jo vetëm arritje personale, por edhe një burim krenarie për universitetin, i cili sheh ish-studentët e tij të ecin përpara dhe të dëshmojnë vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj Nga “New Rules” dhe “Don’t Start Now” te “Levitating”, “Houdini” dhe “Dance the Night”, këngët e... -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian -
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












