Kosova
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
20-vjeçari me origjinë nga Bardhi i Madh po zhvillon një angazhim politik në Bruksel, duke sjellë në vëmendje edhe perspektivën e të rinjve të Kosovës
Vetëm 20 vjeç, i lindur dhe i rritur në Gjermani, por me origjinë nga Kosova, Adrian Simnica po zhvillon një angazhim politik në Parlamentin Evropian në Bruksel, transmeton albinfo.ch.
Simnica, me prejardhje nga Bardhi i Madh i Fushë Kosovës, po qëndron për katër ditë në institucionet evropiane, ku po përfaqëson angazhimin e tij në Junge Union/CDU, Schüler Union Rhein-Sieg dhe strukturat lokale të integrimit në Siegburg.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Simnica ka vënë në fokus edhe prejardhjen e tij nga Kosova, duke theksuar rëndësinë e perspektivës së të rinjve, mundësive për ta dhe të ardhmes evropiane të vendit.
Për 20-vjeçarin, angazhimi politik nuk është vetëm një aktivitet personal, por edhe mundësi për të përcjellë zërin e një brezi të ri të diasporës shqiptare, i cili është rritur në Gjermani, por vazhdon të ruajë lidhjet me vendin e origjinës.
Pas angazhimit të tij edhe në Parlamentin Gjerman, Simnica po e vazhdon aktivitetin politik në nivel evropian, me synimin për të krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet Gjermanisë, Kosovës dhe institucioneve evropiane.
Nga Siegburgu në Berlin e tash në Bruksel, Simnica po e shndërron prejardhjen e tij në një motivim për angazhim publik, duke synuar që zëri i të rinjve shqiptarë të diasporës të jetë pjesë e diskutimeve për të ardhmen evropiane./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj Nga “New Rules” dhe “Don’t Start Now” te “Levitating”, “Houdini” dhe “Dance the Night”, këngët e... -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











