Futboll
BILD: Osmani ende nuk ka zgjedhur mes Kosovës apo Gjermanisë
Mediumi gjerman: Erblin Osmani ende s’ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën
Talenti i Bayern Munichut, Erblin Osmani, ende nuk ka vendosur nëse do ta përfaqësojë Kosovën në nivel ndërkombëtar. Kështu së paku raporton mediumi i njohur gjerman “BILD”, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimit, situata rreth talentit bavarez mbetet e paqartë dhe pritet të qartësohet vetëm në fund të këtij muaji, pasi as lojtari dhe as menaxhmenti i tij nuk kanë dashur të komentojnë për këtë çështje.
BILD ka bërë të ditur se Osmani tashmë është pajisur me pasaportë të Kosovës, gjë që i jep mundësinë të përfaqësojë “Dardanët”.
Megjithatë, kjo nuk nënkupton se mesfushori ka marrë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij ndërkombëtare.
“Sipas informatave tona, asnjë vendim nuk është marrë pavarësisht deklaratave të ambasadorit së Kosovës (Faruk Ajeti). Është fakt që Osmani është pajisur me pasaportë të Kosovës, që i jep opsionin për të luajtur për vendlindjen e prindërve të tij”.
Sipas mediumit gjerman, vendimi pritet të bëhet më i qartë në fund të muajit, kur të nisë pushimi ndërkombëtar.
“Qartësimet e mëdha do të ndodhin në fundin e muajit kur të nisë pushimi ndërkombëtar”.
Ndërkohë, BILD vlerëson se një largim i mundshëm i Osmanit drejt Kosovës do të përbënte një goditje të madhe për Federatën Gjermane të Futbollit, duke marrë parasysh potencialin e madh të talentit të Bayern Munichut.
“Çka nëse Kosova e merr mesfushorin e talentuar që ka pasur rritje metorike te Bayerni? Do të ishte goditje e madhe për Federatën Gjermane sepse konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj të 2009”, shkroi ai./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani Themeluesja e Edvance AI është përzgjedhur mes emrave për çmimin “Stephanie ‘Steve’ Shirley Career Innovator of... -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













