Kosova

Konjufca: Diaspora kosovare forcon lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës

Në takimin njoftues janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës, gjatë takimit me ambasadoren e re zvicerane në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.

Në takimin njoftues janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

Konjufca ka theksuar edhe rolin e rëndësishëm të diasporës kosovare në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve, transmeton albinfo.ch.

Ambasadoren e re zvicerane, Konjufca e ka uruar për fillimin e mandatit dhe i ka dëshiruar sukses në detyrën e saj.

Takimi është zhvilluar në kuadër të fillimit të mandatit të ambasadores Anne-Lise Cattin Hennin në Kosovë.