Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar letrat kredenciale të Ambasadores së re të Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, shkruan albinfo.ch.
Haxhiu i uroi ambasadores mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në misionin e saj diplomatik, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë bashkëpunimin politik, ekonomik, zhvillimor dhe të sigurisë.
Në këtë marrëdhënie, Haxhiu veçoi edhe mërgatën kosovare në Zvicër, duke nënvizuar kontributin e saj në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të të dyja vendeve.
Ambasadorja Cattin Hennin u sigurua për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës në avancimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane./Albinfo.ch


