Lajme
“Prani diplomatike virtuale”, shërbime konsullore për diasporën kudo dhe në çdo kohë
Shqipëria po përgatitet të zgjerojë më tej shërbimet digjitale për qytetarët e saj jashtë vendit, përmes krijimit të “Pranisë Diplomatike Virtuale”, një pikë e vetme digjitale që synon të ofrojë informacion dhe shërbime konsullore edhe në vendet ku nuk ka përfaqësi fizike.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar se dikasteri që drejton po punon për thjeshtimin e mëtejshëm të procedurave dhe afrimin e shërbimeve konsullore me qytetarët, veçanërisht me ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Hoxha bëri të ditur se gjatë periudhës 2017–2026 janë administruar 1 milion e 378 mijë shërbime konsullore.
Sipas tij, nga viti 2019 deri në qershor 2026 janë administruar 4.3 milionë legalizime, ndërsa prej vitit 2021 janë regjistruar mbi 203 mijë aplikime për e-Visa.
Një nga risitë e paralajmëruara është krijimi i një Asistenti Virtual, i cili do të synojë t’u përgjigjet qytetarëve dhe t’i orientojë ata drejt shërbimit përkatës pa kufizime orari.
“Konkretisht, po punojmë për realizimin e një Asistenti Virtual, i cili nuk do të ketë orar, përgjigjet në çdo kohë e për çdo pyetje dhe kudo, dhe të orientojë kërkuesit drejt shërbimit”, tha Hoxha.
VDIEO:
Në shërbimet konsullore parashihet gjithashtu vendosja e kodeve QR, përmes të cilave qytetarët do të mund të vlerësojnë shërbimin e marrë dhe të paraqesin ankesa.
Hoxha njoftoi se së shpejti synohet edhe ngritja e “Pranisë diplomatike virtuale”, e cila do të shërbejë si një pikë e vetme digjitale për informacion dhe shërbime konsullore, veçanërisht për qytetarët që ndodhen në vende ku Shqipëria nuk ka përfaqësim diplomatik fizik.
“Duam të kalojmë nga praktika kur qytetari shkon tek shteti, tek ajo ku shteti shkon dhe është gjithnjë pranë qytetarit”, u shpreh ministri.
Për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, zgjerimi i shërbimeve online mund të reduktojë nevojën për udhëtime drejt ambasadave dhe konsullatave për një pjesë të procedurave.
Drejtoresha e çështjeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Irida Laçi, bëri të ditur se aktualisht ofrohen online 32 shërbime.
Prej tyre, 22 nuk kërkojnë detyrimisht praninë fizike të qytetarit, ndërsa në rastet kur natyra e shërbimit e mundëson, dokumentet mund të dërgohen edhe përmes postës.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












