Lajme
Islanda u thotë jo bisedimeve për anëtarësim në BE
Goditje për Brukselin, i cili i mirëpriste bisedimet e anëtarësimit. Islanda nuk dëshiron të rifillojë bisedimet për anëtarësim në BE
Islanda nuk do të rifillojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Pas referendumit të zhvilluar të shtunën, (29.08.) 52,8 për qind e qytetarëve të ishullit nordik votuan kundër rifillimit të bisedimeve me BE, njoftoi të dielën transmetuesi publik RUV pas numërimit të të gjitha votave. Në favor të rifillimit të negociatave u shprehën 47,2 për qind e votuesve.
Ky rezultat përbën një humbje për kryeministren socialdemokrate Kristrún Frostadóttir, e cila kishte premtuar se qeveria do të respektonte vullnetin e qytetarëve., transmeton DW. Që në marrjen e detyrës, në fund të vitit 2024, ajo kishte folur për mundësinë e zhvillimit të një referendumi mbi rifillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
BE e mirëpriste Islandën
Rezultati i referendumit shihet si goditje e rëndë për Brukselin, pasi BE-ja ka shprehur interes të madh për anëtarësimin e Islandës. Vendi me afro 400.000 banorë kishte paraqitur kërkesën për anëtarësim në BE pas krizës financiare të vitit 2009. Negociatat u ndërprenë në vitin 2013, kur në Reykjavik erdhi në pushtet një qeveri euroskeptike.
Kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për të aneksuar Grenlandën fqinje, lufta në Ukrainë, si dhe inflacioni në rritje dhe normat e larta të interesit, i kanë bërë disa islandezë të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre ndaj BE-së.
Megjithatë, veçanërisht në sektorin e peshkimit, i cili është jetik për ekonominë e vendit, vazhdon të mbizotërojë kundërshtimi ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Të tjera nga Lajme

Polonia ndalon telefonat në shkolla: Fëmijët përballen me rregulla të reja nga 1 shtatori
- Merz: Gjermania duhet të forcojë mbrojtjen, ndërsa paralajmëron për pasojat e një fitoreje të AfD-së
- ZKA: Sistemi arsimor në Kosovë ende nuk siguron mbështetje të barabartë për nxënësit me nevoja të veçanta
- Inteligjenca artificiale pushton shkollat zvicerane, por institucionet po përpiqen të përshtaten
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











