Shqipëria
Leku shqiptar arrin rekord të ri, euro bie në nivelin më të ulët historik
Leku shqiptar vazhdon të forcohet ndjeshëm kundrejt euros. Të martën, më 25 gusht, monedha evropiane zbriti në 92.44 lekë, duke shënuar nivelin më të ulët historik në kursin e këmbimit në Shqipëri.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye të martën me 92.44 lekë, me një rënie të mëtejshme prej 0.09 lekësh.
Që nga fillimi i vitit 2026, kursi Euro/Lek ka rënë me rreth 4.5 për qind, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rënia arrin në rreth 4.9 për qind.
Forcimi i Lekut është përshpejtuar sidomos gjatë këtij viti, ndërsa prurjet e larta të valutës gjatë sezonit turistik veror kanë ushtruar presion të mëtejshëm mbi Euron.
Banka e Shqipërisë e lidh forcimin e monedhës vendase kryesisht me zhvillimet pozitive në Bilancin e Pagesave dhe rritjen e flukseve valutore që hyjnë në ekonominë shqiptare.
Në tremujorin e parë të vitit, deficiti i llogarisë korrente u tkurr në 228 milionë euro, 28 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, investimet e huaja direkte arritën në 404 milionë euro, duke shënuar rekord për këtë periudhë të vitit dhe një rritje prej 11.6 për qind.
Rritje e fortë është regjistruar edhe në tregun valutor. Gjatë tremujorit të dytë, vlera e këmbimeve valutore në tregun e brendshëm arriti në afro 4.5 miliardë euro, rreth 30 për qind më shumë se një vit më parë.
Banka e Shqipërisë vazhdon ndërkohë të blejë Euro në treg. Vetëm gjatë tremujorit të parë, Banka Qendrore bleu rreth 140 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar për këtë periudhë të vitit.
Shqipëria aplikon një regjim të lirë të kursit të këmbimit, që do të thotë se vlera e Lekut ndaj valutave të huaja përcaktohet nga tregu. Banka Qendrore mund të ndërhyjë në tregun valutor për të shmangur çrregullimet ose për të administruar rezervën valutore.
Me kursin prej 92.44 lekësh për një euro, Leku shqiptar konfirmon kështu forcimin e tij të vazhdueshëm ndaj monedhës së përbashkët evropiane.
/ Banka e Shqipërisë, albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












