Kosova
Aeroporti i Prishtinës vazhdon rritjen, afro gjysmë milioni pasagjerë vetëm në korrik
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka vazhduar trendin e rritjes së numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve edhe gjatë korrikut të këtij viti.
Sipas të dhënave të publikuara nga operatori LIMAK Kosovo International Airport, gjatë korrikut 2026 përmes aeroportit kanë kaluar 476.469 pasagjerë, ose 3,95 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Në korrik të vitit 2025, Aeroporti i Prishtinës kishte regjistruar 458.348 udhëtarë.
Rritje është shënuar edhe në numrin e fluturimeve. Gjatë korrikut janë realizuar 3.352 fluturime, që paraqet një rritje prej 4,82 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2025, kur ishin regjistruar 3.198 fluturime.
Shifrat e fundit konfirmojnë trendin e vazhdueshëm të rritjes së trafikut ajror në Aeroportin e Prishtinës gjatë viteve të fundit.
Vetëm gjatë vitit 2025, aeroporti kishte shërbyer 4.600.484 pasagjerë, rreth 13 për qind më shumë se në vitin 2024, kur ishin regjistruar 4.082.481 udhëtarë. Gjatë vitit 2025 ishin realizuar gjithashtu 14.981 nisje fluturimesh, rreth 10 për qind më shumë se një vit më parë.
Rritja bëhet edhe më e dukshme në një krahasim disavjeçar. Në vitin 2022, Aeroporti i Prishtinës kishte rreth 2,99 milionë pasagjerë, ndërsa në vitin 2023 numri u rrit në rreth 3,42 milionë.
Në vitin 2024, aeroporti kaloi për herë të parë pragun prej katër milionë udhëtarësh, për të arritur në 4,6 milionë pasagjerë gjatë vitit 2025.
Kështu, brenda vetëm tri vjetësh, trafiku vjetor në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është rritur me më shumë se 1,6 milion pasagjerë, duke konfirmuar zgjerimin e vazhdueshëm të trafikut ajror nga dhe drejt Kosovës. /albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













