Lajme
Mal i Zi, procedohen katër persona pasi vendosën flamurin shqiptar mbi veturën e Policisë
Në mesin e të proceduarve janë edhe dy të mitur, ndërsa pamjet e ngjarjes në Tuz ishin publikuar në TikTok
Policia e Malit të Zi ka proceduar katër persona lidhur me shfaqjen e flamurit shqiptar dhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike në Tuz, pasi njëri prej tyre kishte vendosur flamurin mbi një veturë zyrtare të Policisë.
Sipas njoftimit të Policisë së Malit të Zi, bëhet fjalë për E.K., 21 vjeç, A.S., 28 vjeç, si dhe dy të mitur të moshës 16-vjeçare, njëri prej të cilëve është shtetas i Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Rasti ka ndodhur më 20 gusht në Tuz, ku personat në fjalë dyshohet se kanë shfaqur flamurin e Shqipërisë dhe simbole kombëtare në hapësirë publike. Njëri prej të miturve dyshohet se e ka vendosur flamurin shqiptar mbi kapakun e një veture zyrtare të Policisë, ndërsa pamjet më pas janë publikuar në rrjetin social TikTok.
Policia ka bërë të ditur se ndaj katër personave janë paraqitur kallëzime kundërvajtëse për shkelje të dispozitave që lidhen me përdorimin e simboleve të një shteti tjetër në vend publik, si dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu se ndaj prindit të njërit prej të miturve do të ndërmerren masa përkatëse për neglizhencë, ndërsa do të kontrollohet edhe ligjshmëria e qëndrimit në Mal të Zi e të miturit që është shtetas i Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











