Kosova
Kosova nderon Joe dhe Shirley DioGuardi, u jep shtetësinë për kontributin e tyre ndër vite
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua ka dorëzuar zyrtarisht dekretet e shtetësisë së Republikës së Kosovës Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.
Joe DioGuardi, ish-kongresmen amerikan dhe ish-president i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka qenë për shumë vite një nga zërat më të angazhuar në SHBA në mbështetje të Kosovës dhe të shqiptarëve.
Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin e të drejtave të shqiptarëve dhe në sensibilizimin e qarqeve politike amerikane për çështjen e Kosovës.
Angazhimi i çiftit DioGuardi në Uashington konsiderohet pjesë e rëndësishme e historisë së lobimit shqiptaro-amerikan dhe përpjekjeve ndërkombëtare që i paraprinë konsolidimit të Kosovës si shtet.
Pas marrjes së shtetësisë, Joe DioGuardi foli edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë. Ai e cilësoi procesin e krijimit të shtetit të Kosovës si jashtëzakonisht të ndërlikuar, ndërsa shprehu shqetësim për situatën politike dhe institucionale në vend.
DioGuardi bëri thirrje për kujdes në këtë periudhë, duke paralajmëruar se Kosova duhet të jetë veçanërisht e vëmendshme ndaj sfidave që mund të ndikojnë në të ardhmen e saj.
“Ky komb tani po sulmohet nga armiqtë e popullit shqiptar. E urrej ta them në këtë mënyrë, por duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi DioGuardi.
Dhënia e shtetësisë për çiftin DioGuardi vjen si vlerësim për kontributin e tyre shumëvjeçar në mbështetje të Kosovës dhe të interesave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












