Kosova
Mbetje mortore të 23 personave në tri varre masive në Zubin Potok, fillon faza e identifikimit përmes ADN-së
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë gërmimeve në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave.
Gjatë prezantimit të raportit përmbledhës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur lidhur me gërmimet e zhvilluara në veri të Kosovës, ai ka bërë të ditur se në lokacionin e parë, në fshatin Kalludër, janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin 13 personave, ndërkaq, në lokacionin e dytë, në fshatin Jabukë, janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku katër personave.
“Në varrin masiv në Kalludër janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin së paku 13 personave. Në varrin masiv në Jabukë, në lokacionin e dytë, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin së paku katër personave”, deklaroi Kurti, transmeton albinfo.ch.
Kurti tha se në një tjetër varr masiv në Kalludër janë gjetur mbetje mortore të së paku gjashtë personave.
“Tashmë kemi hyrë në fazën e identifikimit, pasi që veç janë marrë dhe dërguar për analizë të ADN-së mostrat e mbetjeve që dyshohet se i përkasin katër personave të gjetur në fshatin Jabukë, ndërsa për të tjerët po vazhdon procesi i ekzaminimeve në IML”, tha ai.
Ai ka deklaruar se numri 23 përkon me atë që njihet si “grupi i intelektualëve”.
“Numri 23 përkon me atë që njihet si grupi i intelektualëve, të cilët më 19 prill të vitit 1999 u ndaluan, u rrëmbyen dhe u pushkatuan nga forcat armike të Serbisë, që u përpoqën të fshehin dhe të zhdukin gjurmët e këtij krimi gjenocidal. Por procesi i identifikimit në tërësi mund të marrë edhe disa muaj kohë, andaj vetëm atëherë do të mund të flasim me saktësi të plotë se për kë bëhet fjalë dhe bashkë me familjet t’u japim një lamtumirë dinjitoze dhe nga një varr me emër e mbiemër”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim










