Lajme

Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc

Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”

Më 26 shtator 2026, afaristë, investitorë, përfaqësues të institucioneve dhe diasporës shqiptare do të mblidhen në Bujanoc për të krijuar partneritete dhe mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës, njofton faqja Albanian Global Diaspora Business Network, përcjell albinfo.at

Bujanoci do të mirëpresë afaristë, investitorë, përfaqësues të institucioneve | organizatave dhe diasporës shqiptare në edicionin e katërt të konferencës “Ekonomia shpëton Luginën”.

Për herë të parë e organizuar në Bujanoc, konferenca synon të krijojë iniciativa konkrete për zhvillimin ekonomik të Preshevës | Bujanocit dhe Medvegjës.

Në fokus do të jenë krijimi i partneriteteve ndërmjet bizneseve vendore dhe ndërkombëtare, nxitja e investimeve, fuqizimi i prodhuesve vendorë, plasimi i produkteve në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe përfshirja aktive e diasporës shqiptare, transmeton albinfo.at

Konferenca organizohet nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, së bashku me kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti, në bashkëpunim me Rrjetin Global të Bizneseve Shqiptare