Maqedonia
Udhëtoni me veturë nga Zvicra nëpër Maqedoninë e Veriut? Kujdes, gjobat për kundërvajtjet në trafik po kërkohen në kufi
Një rregull i ri në Maqedoninë e Veriut po shkakton kolona dhe pritje të gjata në pikën kufitare Tabanoc, në kufirin me Serbinë. Situata mund të prekë edhe mërgimtarët që udhëtojnë me vetura me targa zvicerane dhe kalojnë transit nëpër këtë vend.
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë nisur zbatimin e sistemit “Safe City” edhe ndaj automjeteve me targa të huaja. Kamerat e këtij sistemi regjistrojnë kundërvajtjet në trafik dhe i lidhin ato me targën e automjetit.
Kjo do të thotë se një shofer me targa zvicerane, gjermane apo të një shteti tjetër, i cili regjistrohet duke kryer një kundërvajtje gjatë kalimit nëpër Maqedoninë e Veriut, mund të përballet me gjobën kur vendosin të largohet nga vendi.
Në Tabanoc, drejtuesit e automjeteve për të cilët sistemi ka evidentuar më parë shkelje njoftohen për kundërvajtjen dhe u dorëzohet procesverbali së bashku me urdhërpagesën.
Pritje të gjata në kufi
Zbatimi i sistemit për automjetet e huaja ka shkaktuar tashmë probleme në njërën prej pikave kuftitare. Kolona të gjata janë krijuar ndërsa shoferët presin për të verifikuar dhe paguar gjobat.
Disa prej udhëtarëve të intervistuar nga mediat në Maqedoni e Veriut kanë thënë se kanë pritur mbi një orë, ndërsa të tjerë janë ankuar për procedurën e pagesës online dhe mungesën e internetit në zonën kufitare.
Një shtetas nga Serbia është ankuar se nuk kishte internet për ta kryer pagesën, ndërsa një shtetas nga Rumania e ka cilësuar situatën si “katastrofë”.
Pakënaqësi kanë shprehur edhe udhëtarë nga Gjermania dhe Turqia.
Çfarë duhet të dinë udhëtarët nga Zvicra?
Për shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore, Maqedonia e Veriut është pjesë e itinerarit të udhëtimit me veturë drejt Ballkanit.
Prandaj, drejtuesit e automjeteve me targa zvicerane duhet të kenë parasysh se kundërvajtjet e regjistruara nga kamerat gjatë transitit nuk nënkuptojnë më domosdoshmërisht se gjoba shmanget sapo automjeti largohet nga vendi.
Kontrolli në Tabanoc tashmë përfshin edhe automjetet me regjistrim të huaj.
Për shkak të procedurave të reja, udhëtarët duhet të llogarisin gjithashtu mundësinë e pritjeve më të gjata në kufi, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të madh.
Do të shtohen pikat e pagesës
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka pranuar se procedura aktuale duhet të përmirësohet.
Aktualisht në Tabanoc funksionojnë katër sportele, ndërsa autoritetet planifikojnë ta rrisin numrin e tyre në tetë.
Sipas autoritetevee, kamerat inteligjente lexojnë targat dhe identifikojnë automjetet për të cilat sistemi ka regjistruar kundërvajtje. Automjetet që nuk kanë shkelje të evidentuara vazhdojnë drejt kufirit pa iu nënshtruar procedurës së pagesës.
Autoritetet kanë paralajmëruar se sistemi për automjetet e huaja pritet të zgjerohet gradualisht edhe në pikat e tjera kufitare.
Për mërgimtarët që udhëtojnë me veturë nga Zvicra drejt Ballkanit, mesazhi është i qartë: respektimi i kufizimeve të shpejtësisë dhe rregullave të trafikut gjatë kalimit nëpër Maqedoninë e Veriut tashmë kontrollohet edhe për veturat me targa të huaja.
E-Diaspora
-
Zvicër
Lucernë: Tre shqiptarë dënohen për trafik droge dhe pastrim të mbi 300 mijë frangave Gjykata Penale e Lucernës i dënoi me nga tre vjet burgim, ndërsa një 31-vjeçare nga Kosova... -
Elbenita Kajtazi: Nga auditorët e Universitetit të Prishtinës në skenat e mëdha të operës botërore -
Zvicër
Gjykata Federale rrëzon kërkesën e kosovarit për të qëndruar dhe punuar në Zvicër -
Gjermani
Ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina, kosovari shmang 120 ditë burg -
Dea Fetiu diplomohet me Distinction në Universitetin e Cambridge
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












