Kosova
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare
Mërgimtarët po vazhdojnë kthimin drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë, ndërsa pritjet në Dheu i Bardhë dhe Merdarë kanë arritur deri në një orë.
Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës mbetet i lartë edhe këtë fundjavë, pasi shumë mërgimtarë kanë përfunduar pushimet verore dhe kanë nisur kthimin drejt vendeve të Evropës, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë, ku qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova.
Pritje janë regjistruar edhe në pikën kufitare të Jarinjës, ku koha e pritjes ka arritur deri në 40 minuta.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, para se të nisen për udhëtim, të informohen për gjendjen në pikat kufitare, pasi fluksi i automjeteve mund të ndryshojë gjatë ditës.
Rritja e numrit të automjeteve në dalje të Kosovës është karakteristike për këtë periudhë të vitit, kur mijëra bashkatdhetarë kthehen në shtetet ku jetojnë dhe punojnë pas përfundimit të pushimeve verore. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










