Shqipëria
Shqipëri: Zjarret dogjën 1.225 hektarë pyje, Vlora më e dëmtuara
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se në bazë të të dhënave për shtatë muajt e parë të vitit 2026, pra pa përfshirë muajin gusht, në Shqipëri janë prekur nga flakët 1,255 hektarë.
Qarku më i dëmtuar deri tani është Vlora, me 466 hektarë sipërfaqe të prekur nga zjarret. Ndërsa në nivel kombëtar, korriku kryeson për sipërfaqen e përfshirë nga flakët, me 476 hektarë, i ndjekur nga marsi me 327 hektarë dhe prilli me 296 hektarë.
Mbyllja e verës po rezulton më sfiduese për Shqipërinë, e cila po përballet me zgjerimin e flakëve dhe vështirësitë në menaxhimin e zjarreve, duke sjellë një situatë të përsëritur si në gushtin e një viti më parë, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sipërfaqet e prekura nga zjarret në pyje, për muajt janar-korrik 2026, janë:
Korrik: 476 ha
Qershor: 29 ha
Maj: 22 ha
Prill: 296 ha
Mars: 327 ha
Shkurt: 58 ha
Janar: 17 ha
Vlora, qarku më i dëmtuar
Në Vlorë, situata paraqitet edhe më e rënduar. Vetëm në muajin korrik janë prekur 309 hektarë, ndërsa në qershor 21 hektarë.
Të dhënat sipas muajve:
Korrik: 309 ha
Qershor: 21 ha
Maj: 6 ha
Prill: 20 ha
Mars: 45 ha
Shkurt: 48 ha
Janar: 17 ha
Në total, në qarkun e Vlorës janë prekur 466 hektarë
Vështirësitë në përballimin e situatave të mëdha të zjarreve janë evidentuar edhe në raportin e Komisionit Europian për vitin 2025.
Në raport konstatohet se kapaciteti kombëtar është i pamjaftueshëm kur flakët përhapen në shkallë të gjerë, ndërsa Shqipëria ka një frekuencë të lartë të kërkesave për ndihmë ndërkombëtare nga Bashkimi Europian.
“Kapacitetet e reagimit të Shqipërisë shpesh mbingarkohen, veçanërisht në rastin e zjarreve, duke rezultuar në kërkesa më të shpeshta për ndihmë ndaj Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së”.
Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka nevojë të rishikojë planet e emergjencës dhe të përmirësojë infrastrukturën e paralajmërimit të hershëm. Gjithashtu kërkon që qeveria shqiptare të zhvillojë kapacitetet operative, raporton TCH.
Ndër të tjera, KE i lë detyrë Shqipërisë që të rregullojë komunikimin me qendrën e emergjencave civile në Bruksel për përballimin e krizave.
“Vendi duhet të krijojë lidhjen me Shërbimet Trans-Europiane të Telekomunikacionit midis Administratave (TESTA) si parakusht për t’u lidhur me Sistemin e Përbashkët të Komunikimit dhe Informacionit të Emergjencave (CECIS), së bashku me një përdorim më të mirë të Qendrës së Koordinimit të Reagimit ndaj Emergjencave të Komisionit.”
Rama: 3 avionë zjarrfikës deri në fund të vitit
Për vitin 2026, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipërisë deri në fund të vitit do t’i shtohen 3 avionë zjarrfikës.
Ndërkohë, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, me vendim të Këshillit të Ministrave, do të përfitojnë nga 20% deri në 50% të pagës për çdo orë shtesë në shërbim, ku nuk mund të tejkalojnë më shumë se 200 orë në vit.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar











