Kosova
Kurti u shkruan për takim kryetarëve të partive të tjera
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar ftesa të reja për takim kryetarëve të partive të tjera.
Burime të KOHËS kanë thënë se Kurti u ka dërguar ftesat kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të PDK-së, Bedri Hamza, e atij të Aleancës Ardian Gjini.
Kurti nuk ka caktuar datë për takim, por e ka lënë të hapur kohën për kur të jenë të gatshëm kryetarët e tjerë të partive., transmeton albinfo.ch.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, është përgjigjur shkurt se “është çështje e mbyllur”, kur u pyet nëse Hamza do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit.
Kurti u ka dërguar disa herë ftesa kryetarëve të partive për të diskutuar lidhur me formimin e institucioneve, veçanërisht për çështjen e presidentit. Kuvendi ende nuk e ka përfunduar konstituimin pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Seanca konstituive nisi më 6 gusht, por deputetët nuk arritën ta përfundonin zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve.
Vazhdimi i seancës konstituive më 8 gusht nuk prodhoi rezultat, pasi sërish me kërkesën e Kurtit që t’i jepej kohë bisedimeve ndërpartiake, ajo u ndërpre për kohë të pacaktuar.
LVV-ja kërkon që paraprakisht të arrihet marrëveshje për çështjet kryesore politike, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
PDK-ja dhe Aleanca thonë se kalimi i afatit për konstituim të Kuvendit nuk e heq detyrimin për vazhdimin dhe përfundimin e seancës konstituive.
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













