Shqipëria
Shqipëria tërheq turistët francezë, rezervimet rriten me 288 për qind
Televizioni francez vlerëson rivierën dhe çmimet e favorshme
Televizioni francez BFM ka veçuar Shqipërinë si një prej destinacioneve turistike që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në mesin e turistëve francezë, me një rritje të ndjeshme të rezervimeve brenda një viti, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve francezë, ndërsa interesi për vendin si destinacion pushimesh ka shënuar rritje të ndjeshme.
Sipas televizionit francez BFM, rezervimet nga Franca drejt Shqipërisë janë rritur me 288.2 për qind brenda një viti, duke e pozicionuar vendin në mesin e destinacioneve që po përjetojnë një rritje të shpejtë të kërkesës turistike.
Sipas raportimit, një prej faktorëve kryesorë që po ndikon në këtë rritje janë çmimet relativisht të përballueshme. Krahasuar me destinacione të njohura mesdhetare si Greqia, Italia dhe Kroacia, Shqipëria vazhdon të ofrojë alternativa më të favorshme për akomodimin dhe shpenzimet për ushqim.
Në rritjen e interesit po ndikon edhe aksesueshmëria më e madhe. Lidhjet ajrore me Tiranën janë shtuar, veçanërisht përmes kompanive me kosto të ulët, ndërsa përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka lehtësuar lëvizjen e turistëve brenda vendit.
Riviera shqiptare, në qendër të vëmendjes
Riviera shqiptare, e veçanërisht Ksamili, vazhdon të jetë ndër destinacionet që marrin më shumë vëmendje në rrjetet sociale.
Por oferta turistike e Shqipërisë po zgjerohet edhe përtej bregdetit. Malet, fshatrat, peizazhet natyrore dhe trashëgimia kulturore po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë që kërkojnë eksperienca të ndryshme gjatë qëndrimit të tyre.
Në vitin 2025, Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë ndërkombëtarë, duke konfirmuar rritjen e rëndësisë së turizmit për ekonominë e vendit.
Përballë këtij bumi turistik, Strategjia Kombëtare e Turizmit 2030 synon që rritja e numrit të vizitorëve të shoqërohet edhe me rritje të të ardhurave, përmirësim të infrastrukturës dhe një zhvillim më të qëndrueshëm të sektorit.
Reportazhi i televizionit francez është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












