Shqipëria
Shqipëria në krye të botës për sigurinë kibernetike, renditet e para në NCSI
Shqipëria është renditur në vendin e parë në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me 98.33 pikë, duke shënuar një ngjitje të jashtëzakonshme në renditjen ndërkombëtare.
Shqipëria është renditur në vendin e parë në botë për sigurinë kibernetike, sipas të dhënave të publikuara në National Cyber Security Index (NCSI), përcjell albinfo.ch.
Sipas renditjes, Shqipëria ka grumbulluar 98.33 pikë, duke u pozicionuar në krye të listës, përpara Çekisë, Kanadasë, Estonisë dhe Finlandës.
Në dhjetëshen e parë janë gjithashtu Lituania, Moldavia, Belgjika, Jordania dhe Hungaria.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar këtë rezultat si një sukses të rëndësishëm për vendin. Ai ka kujtuar edhe sulmin e madh kibernetik të vitit 2022, pas të cilit Shqipëria nisi ndërtimin e një arkitekture të re për mbrojtjen e infrastrukturës digjitale.
Sipas Ramës, Shqipëria në këtë renditje ka kaluar nga vendi i 54-t në vitin 2023, në vendin e 15-të në vitin 2025, përpara se të arrinte tashmë në krye të renditjes.
“Lajmi i sotëm kurorëzon një vizion ambicioz dhe një punë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama.
Ky rezultat vjen në një kohë kur siguria kibernetike është kthyer në një prej prioriteteve kryesore për shtetet, veçanërisht pas rritjes së sulmeve ndaj institucioneve dhe infrastrukturave digjitale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












