Lajme
Inteligjenca artificiale përdoret për herë të parë për krijimin e viruseve të reja
Shkencëtarët amerikanë kanë bërë një hap të rëndësishëm në fushën e biologjisë sintetike, duke përdorur për herë të parë inteligjencën artificiale gjeneruese për të projektuar viruse të reja që nuk ekzistojnë në natyrë.
Studimi, i publikuar në revistën “Science”, tregon se studiuesit përdorën modele të inteligjencës artificiale të trajnuara me miliona gjenome natyrore për të krijuar bakteriofagë të rinj – viruse që infektojnë bakteret dhe shumohen brenda tyre.
Në këtë kërkim u angazhuan shkencëtarë nga Universiteti Stanford dhe Instituti Arc, një organizatë jofitimprurëse në Kaliforni që fokusohet në kërkime shkencore me potencial të lartë.
Për projektimin e viruseve, studiuesit përdorën dy modele të quajtura “Evo 1” dhe “Evo 2”. Ato funksionojnë në mënyrë të ngjashme me modelet e mëdha gjuhësore, por në vend të tekstit analizojnë dhe parashikojnë sekuenca gjenetike. Modelet ishin trajnuar me të dhëna që përfshinin gjenome virusesh, bakteresh, bimësh dhe kafshësh.
Pas projektimit, rreth 300 gjenome u sintetizuan në mënyrë kimike dhe iu nënshtruan testeve laboratorike. Eksperimentet çuan në krijimin e 16 bakteriofagëve artificialë, të cilët kishin dallime në sekuencat, strukturat dhe karakteristikat e tyre biologjike.
Gjatë testimeve, disa prej viruseve të krijuara nga inteligjenca artificiale rezultuan më efikase në eliminimin e bakterit E. coli krahasuar me bakteriofagët që gjenden natyrshëm.
Sipas studiuesve, kjo metodë mund të zgjerojë ndjeshëm mundësitë e gjenomikës sintetike dhe të kontribuojë në zhvillimin e terapive të reja me bakteriofagë, veçanërisht kundër patogjenëve që përshtaten dhe evoluojnë me shpejtësi.
Kërkuesit vlerësojnë gjithashtu se ky eksperiment përbën një pikënisje për përdorimin e inteligjencës artificiale në projektimin e gjenomeve më të mëdha dhe sistemeve biologjike më komplekse.
Studimi shihet si një hap i ri në ndërthurjen e inteligjencës artificiale me biologjinë sintetike, duke hapur mundësi të reja për kërkimin shkencor dhe zhvillimin e trajtimeve biologjike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













