Kosova
Mediat botërore raportojnë për tensionet në Kuvendin e Kosovës
Tensionet në Kuvendin e Kosovës, kur deputetja nga radhët e Aleancës, Time Kadrijaj e ka goditur me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, janë bërë temë në mediat më prestigjioze botërore.
Përveç vëmendjes nga ngërçi politik, ky moment ka bërë bujë të veçantë, transmeton albinfo.ch.
Një nga mediat më të mëdha në botë, BBC ka publikuar pamje nga seanca, me përshkrimin e asaj që ka ndodhur.
Me titull “Ligjvënësja opozitare hedh vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare”, është titulli i agjencisë Associated Press.
Reuters ka publikuar nga vendi i ngjarjes edhe fotografi edhe video, teksa ngjashëm ka vepruar edhe The Guardian.
Ngjarja e ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës është publikuar edhe në Skynews.
E-Diaspora
-
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar Një 23-vjeçar grek është gjithashtu në kërkim lidhur me ngjarjen në Marsberg-Essentho, ku një tjetër 18-vjeçar... -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











